Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka një plan të ri për përfshirjen e Philippe Coutinhos në skuadrën e tij, pasi braziliani është kthyer në Camp Nou.
Strategu holandez pritet të bëjë ndryshime të mëdha te Blaugranët, të cilët e mbyllën edicionin e kaluar pa asnjë trofe. Ai u përball me krizë të menjëhershme, pasi Lionel Messi e kërkoi largimin, por klubi e bindi superyllin të qëndrojë.
Sidoqoftë, ai ka një listë të gjatë të lojtarëve që duhen larguar, ndërsa në mesin e tyre ishte edhe Coutinho, i cili në sezonin e kaluar ishte i huazuar te Bayern Munichu.
Barca shpenzoi shuma të majme për transferimin e braziliani në vitin 2018, mirëpo ai ka dështuar t’i plotësojë pritshmëritë te katalunasit dhe është pritur sërish largimin i tij.
Mirëpo, Koeman ka vendosur t’ia japë një mundësi të dytë në sezonin e ri, madje siç raporton Marca, duke e përfshirë në formacionin kryesor.
Sipas njoftimit, 28-vjeçari mund të largohet vetëm në rast të ndonjë oferte të parefuzueshme, gjë që nuk pritet të ndodhë me klubet e interesuara, si Arsenali, që e duan huazimin e tij.
Trajneri i Barcelonës do t’i largojë lojtarët që nuk i përshtaten stilit të tij të lojës, ndërsa pritet ta angazhojë Coutinhon në pozitën e mesfushorit ofensiv që do t’i zbatojë taktikat e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.