Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka bërë të ditur se klubi nuk do bëjë ndonjë lëvizje në afatin dimëror.
Katalunasit janë të lidhur me transferimin e dyshes Eric Garcia dhe Gini Wijnaldum nga Manchester City, respektivisht Liverpool, transmeton lajmi.net.
Dy lojtarëve iu skadon kontrata në qershor dhe thuhet se kanë refuzuar rinovimin, në mënyrë që të realizojnë kalimin në “Camp Nou”.
Sidoqoftë, Koeman tha se gjendja financiare nuk lejon që këto transferime të ndodhin.
“Situata ekonomike shkakton probleme. Mendoj se të gjithë kemi të njëjtin mendim. Nëse asnjë transferim nuk ndodh, do e pranojmë dhe vazhdojmë tutje, por nëse duam më shumë nga skuadra duhet të transferojmë lojtarë”.
“Duhet të përfundojmë se ai (Garcia) është lojtar që i skadon kontrata, pra duhet të presim. Nëse bëjmë ndonjë lëvizje tani duhet të paguajmë plus pagat e lojtarit (në secilin transferim)”, tha ai.
Barcelona ka arritur marrëveshje me Garcian për transferimin në qershor, derisa sa i përket situatës së Wijnaldumit, vendimi do t’i takoi lojtarit nëse rinovimin me Liverpoolin apo kalimi te blaugranasit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.