×
  • Sport
  • Sport

    Kombëtarja e Izraelit arrin në Kosovë nën masa të rrepta sigurie

    Reporteri
    10 Nëntor 2023 | 20:55

    Kombëtarja e Izraelit ka arritur në Kosovë të premten, përderisa në aeroportin e Prishtinës kishte masa të rrepta sigurie.

    Kosova dhe Izraeli të dielën zhvillojnë një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian.

    Dy autobusët e ekipit izraelit u shoqëruan nga disa makina të Policisë së Kosovës nga aeroporti deri në hotelin ku po qëndron ekipi, ku po ashtu kishte masa të shtuara të sigurisë, shkruan REL.

    Federata e Futbollit të Izraelit ka postuar në rrjetin social X një video ku shiheshin lojtarët gjatë rrugëtimit të tyre drejt aeroportit në Izrael, të cilët u detyruan të strehoheshin, pasi një raketë u hodh në afërsi.

    “Asgjë nuk do të na ndalë në rrugën tonë drejt Euro 2024”, shkroi federata.

    Kjo do të jetë ndeshja e parë që Izraeli do të luajë që nga nisja e luftës në Rripin e Gazës. Fillimisht, ndeshja Kosovë-Izrael ishte paraparë të mbahej më 15 tetor.

    Izraeli është në vendin e tretë në Grupin I për Euro 2024, pas Rumanisë dhe Zvicrës, por ka dy ndeshje të paluajtura.

    Gjatë rrugës për në Kosovë, lojtarët e Kombëtares së Izraelit ikin nga autobusi pas alarmit për sulme me raketa.

    Izraeli asnjëherë nuk është kualifikuar për Kampionatin Evropian që kur iu bashkua UEFA-s më 1994. Por, tani duhet të luajë katër ndeshje në dhjetë ditë, në tentim që të kualifikohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!