Kosova në muajin shtator do të përballet me Moldavinë dhe Greqinë në kuadër të Ligës së Kombeve
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes e ka bërë gati listën e futbollistëve të ftuar, të cilën do ta publikojë të hënën, shkruan Reporteri.net
Gazetari Arlind Sadiku me anë të një postimi të bërë në Facebook ka thënë se ka folur me Challandesin, i cili i ka treguar atij se Kosova nuk do ta zhvillojë asnjë stërvtije në Prishtinë.
Kombëtarja do të niset direkt për në Itali, ku në Parma do ta zhvillojë ndeshjen me Moldavinë.
Ky është postimi i plotë nga Sadiku:
Trajneri i Kosoves, Bernard Challandes ma konfirmoi se lista e futbollisteve per ndeshjen ndaj Moldavise dhe Greqise do te publikohet te henen. Ekipi yne do te grumbullohet ne Prishtine, por nuk do ta zhvilloje asnje stervitje ketu. Pergatitjet per Moldavine do te fillojne ne Itali (Parma), ku do te zhvillohet ndeshja me 3 shtator. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.