×
  • Sport
  • Sport

    Kombëtarja e Kosovës mëson kundërshtarët e kualifikimeve në grupmoshat U-17 dhe U-19

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 16:50

    Sot në selinë e UEFA-s në Nion është tërhequr shorti për kualifikimet e Kampionateve Evropiane 2022 për ekipet kombëtare të grupmoshave 17 dhe 19-vjeç.


    Kombëtarja U17 e Kosovës është shortuar në Grupin 9, ku bëjnë pjesë edhe Austria, Sllovenia dhe Ishujt Faroe.

    Ndërkaq, Kombëtarja U19 e Kosovës do të luajë në Grupin 10, ku bëjnë pjesë edhe Norvegjia, Gjeorgjia dhe Uellsi.

    Ndeshjet kualifikuese në të dyja grupmoshat do të zhvillohen në formë mini-turneu në vjeshtën e vitit të ardhshëm, ku dy ekipet e para në secilin grup dhe katër ekipet më të mira të vendeve të treta do të kalojnë tutje.

    Në ditët vijuese UEFA do të vendosë datat e sakta të këtyre kualifikimeve dhe vendin organizator të mini-turneut në secilin grup.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!