Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është nisur të hënën paradite drejt Bukureshtit të Rumanisë.
Te Kosova motivi është i madh për rezultat pozitiv ndaj rumunëve.
Ndeshja Rumani – Kosovë është të martën nga ora 20.45.
“Kombëtarja e Kosovës është nisur nga aeroporti ‘Adem Jashari’ në Prishtinë drejt Bukureshtit, ku nesër do të luajë ndeshjen tejet të rëndësishme kundër Rumanisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Dardanët udhëtuan me plot motiv, dëshirë e shpresë për rezultat pozitiv”, ka shkruar FFK-ja.
Kosovës i duhet patjetër fitorja ndaj Rumanisë për të mbajtur ende gjallë shpresat për kualifikim në “Euro 2024”, pasi gjendet e parafundit me vetëm 4 pikë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.