×
  • Sport
  • Sport

    Kombëtarja e Kosovës pasurohet me dy talentë nga Suedia

    Reporteri
    17 Korrik 2020 | 13:20

    Kombëtarja e Kosovës U21 do të pasurohet me dy talentë që vijnë nga futbolli suedez.


    ‘Kosovan Football’ raporton se Edi Sylisufaj dhe Lorik Ademi, do t’i bashkohen Kosovës U21.

    Sylisufaj është 20 vjeçar, luan në pozitën e sulmuesit, ndërsa Ademi 18 vjeçar, luan në mesfushë.

    Të dy këta, janë pjesë e ekipit nga Superliga e Suedisë, Falkenbergs.

    20 vjeçari Sylisufaj ka shënuar dy gola në gjashtë paraqitje për skuadrën e tij, duke qenë sulmuesi më i mirë i skuadrës.

    18 vjeçari Ademi, është paraqitur në pesë ndeshje.

    Kjo dyshe e talentuar, do të rrisë konkurrencën dhe cilësinë në ekipin e të rinjve të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!