×
  • Sport
  • Sport

    Kombëtarja e Kosovës zbarkon në Parma, i bashkohen edhe 7 futbollistë tjerë

    Reporteri
    02 Shtator 2020 | 17:47

    Kombëtarja e Kosovës ka arritur sot në Parma të Italisë dhe është akomoduar në “nH Hotels”.


    Ekspeditën e Dardanëve në aeroportin e Parmës e ka pritur ambasadorja e Kosovës në Romë, Lendita Haxhitasim.

    Me këtë rast ajo i ka uruar mirëseardhje presidentit Agim Ademi dhe ekspeditës së Kombëtares, duke i dëshiruar sukses në ndeshjen e nesërme kundër Moldavisë.

    Ndërkohë, grupit të futbollistëve që udhëtuan nga Kosova në Parma iu bashkuan edhe shtatë lojtarët e tjerë: Samir Ujkani, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Benjamin Kololli, Leart Paçarada, Milot Rashica dhe Elbasan Rashani.

    Gëzon fakti se edhe rezultatet e testeve të këtyre futbollistëve për Covid-19 kanë rezultuar negative.

    Kësisoj, të gjithë lojtarët janë në dispozicion të përzgjedhësit Challandes, i cili sonte në orën 18:45 do ta mbajë seancën e fundit stërvitore me djelmoshat dardanë para përballjes së nesërme me moldavët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!