×
  • Sport
  • Sport

    Kombëtarja e Kosovës zhvilloi stërvitjen e parë në Budapest në prag të ndeshjes kundër Hungarisë

    Reporteri
    24 Mars 2024 | 22:49

    Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e parë në Budapest në stadiumin “Puskas Arena” në prag të ndeshjes me Hungarinë, shkruan Reporteri.net.

    Ndeshja që luhet në ora 19:00 me hungarezët do të jetë një test i vështirë për Dardanët, të cilët synojnë të shënojnë fitoren e dytë në miqësore këtë vit, pas asaj me Armeninë 1-0.

    Pas stërvitjes futbollistët Lindon Emërllahu dhe Blendi Idrizi kanë shprehur besimin e tyre në ekip dhe në aftësitë e tyre për të luajtur një ndeshje të mirë. Ata besojnë se me përgatitjen e mirë nga stafi teknik, do të arrijnë në rezultat të favorshëm.

    Lojtarët e kombëtares tonë nesër në orën 17:00 do ta zhvillojnë stërvitjen e radhës dhe të fundit për këtë grumbullim në stadiumin “Puskas Arena”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!