Trajneri i Anderlechtit, Vincent Kompany ka ofruar të ndajë pagat për lojtarët e skuadrës belge, nëse ata nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga to për shkak të krizës së koronavirusit.
Pos që është trajner, Kompany paraqitet në fushë për Anderlechtin. Ky klub ka pyetur lojtarët për mundësinë që të sakrifikojnë një pjesë të pagës për të ndihmuar klubin në krizën e krijuar nga pandemia.
Por Kompany, që ka bërë karrierë shumë të suksesshme te Manchester City, ka lënë të kuptohet se do të marr përgjegjësinë nëse lojtarët nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga pagat.
Ish-kapiteni i Cityt u kthye në Belgjikë verën e kaluar. Ai ka nisur karrierën si trajner te Anderlechti, por ka vazhduar edhe të luajë në pozitën e mbrojtësit të qendrës. Kur luan, është kapiten i skuadrës.
Klubet në gjithë Evropën po negociojnë me lojtarët dhe me të punësuarit e tjerë për ulje të pagave. Kriza nga koronavirusi pritet të godas shumë klube.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.