Në verën futbollistike më të çuditshme në histori, ka marrë formë edhe botërori më i çuditshëm dhe ai më i kontestuar.
FIFA zyrtarizoi kalendarin për Katar 2022, i pari turne i këtij lloji që do të luhet në kohë dimri, dhe do të marrë jetë nga 21 Nëntori deri në 18 Dhjetor me finalen e madhe.
Ai i Katarit do të jetë edicioni më i shkurtër që prej vitit 1978, por asokohe në Argjentinë ishin 16 skuadra, gjysma krahasuar me botërorin në mes të shkretëtirës. Nga 21 nëntori i 2022 do të luhet çdo ditë me nga 4 ndeshje deri në datën 2 dhjetor kur edhe do të relaksohen disi ekipet e mbijetuara të turneut.
Të çudishme sa zgjedhja e botërorit, edhe oraret e sfidave. Me orën shqiptare, ndeshjet do të jenë në 11:00, kohë kur do luhet edhe sfida inauguruese, në 14:00, në 17:00 dhe në orën 20:00. Praktikisht zyrat dhe fabrikat e gjysmës së botës, do të duhet të pajisen me ekrane të mëdhenj, e të lehtësojnë disi punonjësit nga oraret, për botërorin.
Ndeshja e parë do të luhet në Al Bajt Stadium dhe finalja e madhe që do të vendosë kampionen e botës në 2022, do të jetë në Luzail Stedium.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.