×
  • Sport
  • Sport

    Konfirmohet gjithçka: Një ndeshje miqësore do të luhet para përballjes së Kosovës me Anglinë

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 17:58

    Kosova do ta luajë ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2020 me Anglinë më 17 nëntor në stadiumin Fadil Vokrri


    Por, para kësaj përballje tifozët e të dy shteteve do ta luajnë një miqësore në Prishtinë, shkruan Reporteri.net

    Kjo miqësore mes tifozëve të Kosovës dhe të Anglisë do të luhet me 16 nëntor në Prishtinë.

    Një gjë e tillë është konfirmuar në Twitter nga faqja zyrtare e tifozëve anglezë.

    “Ne do të takohemi në një ndeshje miqësore me tifozët e Kosovës të shtunën më 16 nëntor në Prishtinë. Ndesha do të luhet në ora 17:00,” thuhet në njoftim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!