Skuadra e Liverpoolit është fituese e Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/19, pasi mposhti Tottenham Hotspur në finalen e luajtur në “Wanda” të Spanjës.
Klubi i Jurgen Klopp disa ditë para finales udhëtoi për në Marbella, për ta përgatitur klubin e tij, raporton Reporteri.net
Në Marbella, “The Reds” luajtën një lojë miqësore me dyer të mbyllura, ku si kundërshtar ishte ekipi i dytë i Benfikës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe trajneri, Renato Paiva – i cili beson se klubi i tij i ndihmoi Liverpoolit për ta fituar titullin e gjashtë në Europë.
“Liverpooli ndjeu nevojën, pas tri ditëve ata kishin nevojë për të luajtur një ndeshje testuese. Klopp pa skuadrën tonë që ngjasonte me lojën e Tottenham dhe kështu erdhi deri te miqësorja, e cila sipas meje i ndihmoi shumë klubit nga Anglia për ta fituar titullin e Champions League. Në fillim ne bëmë një lojë 4x2x3x1, ashtu siç luan Spurs. Unë i emërova disa lojtarë të mi me emrat e futbollistëve të Tottenham. Vinicius bënte Eriksenin, Bernardo ishte më shumë si Dele Alli.
Momenti më fanatik i ndeshjes ishte kur gjatë 15 minutave klubi i Liverpool nuk arriti ta prekte topin nga ne. Ne e çarkulluam topin në secilën anë, ata ishin vetëm të tërhequr.
Sigurisht se ne nuk kemi ndërhyrje në suksesin e Liverpoolit, por besoj se kjo pjesë ka qenë e rëndësishme dhe jemi krenar për këtë ftesë”, ka thënë Paiva.
Kujtojmë që Liverpoolit fitoi në “Wanda” me rezultat 2-0, me golat e shënuar nga Salah dhe Origi./Reportieri.net/