Testet e kryera në mëngjesin e së hënës kanë konfirmuar se Gareth Bale ka pësuar një lëndim afatgjatë në këmbën e djathtë.
Uellsiani pësoi lëndimin në seancën e fundit stërvitore të Real Madridi në Estadio Santiago Bernabeu të shtunën, 11 Shtator, para ndeshjes së tyre kundër Celta Vigos.
Më pas qarkulluan imazhe të Bale që çalonte me një fashë të mbështjellë rreth kofshës së tij të djathtë pas stërvitjes.
Për Real Madridin, ky lëndim vije në kohën më të keqe, duke ditur për orarin e ngjeshur të ndeshjeve që kanë në javët e ardhshme.
Skuadra madrilene ka gjashtë ndeshje në tre javët e ardhshme, duke përfshirë katër ndeshje në La Liga dhe dy ndeshje në Ligën e Kampionëve.
Ndërsa Bale po shkon drejt përfundimit të karrierës, ai ka vuajtur gjithnjë e më shumë nga lëndimet, duke vuajtur nga tre të tilla në edicionin e kaluar.
Ai ishte jashtë për një total prej 40 ditësh me një problem në gju, pastaj 10 ditë për shkak të infektimit me coronavirus dhe 18 ditë të tjera për shkak të një lëndimi tjetër të muskujve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.