×
  • Sport
  • Sport

    Koronavirusi e bën lëmsh Kombëtaren shqiptare, autoritetet “burgosin” në shtëpi trajnerin Edi Reja

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 12:05

    Kombëtarja kuqezi kishte planifikuar miqësore me San Marinon me 27 mars dhe me Slloveninë në 30 mars.


    U mendua që vendi ku do luheshin do ishte Italia, por situata e fundit me Coronavirus po rrezikon gjithçka. Kaosi nuk ndalet, pasi situata në vendin fqinjë ka dalë jashtë kontrolli.

    Të gjitha aktivitetet futbollistike atje do jenë pa prezencën e tifozëve, çka do të thotë se miqësoreve iu ulet vlera.

    Jo vetëm kaq, pasi ligji i ri për të parandaluar përhapjen e virozëz ndalon moshën e tretë, ose më saktë personat mbi 65 vjeç të dalin nga shtëpia.

    Te kjo grupmoshë përfshihet edhe trajneri i Shqipërisë, Edi Reja. Ai është 74 vjeç dhe domosdoshmërisht ”kapet” nga rregulli i ri. Akoma nuk ka ndonjë vendim zyrtar nga FSHF, me miqësoret që janë në rrezik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!