Basketbollisti i Denver Nuggets, Nikola Jokiq, një nga yjet e NBA-së, i është rikthyer stërvitjes pas pozitivitetit me Covid-19 një muaj më parë.
Lojtari kaloi karantinën dhe tashmë i është bashkuar skuadrës në Orlando, aty ku do të rinisë kampionati i ndërprerë që në mars.
Ajo që bie në sy është se Jokic peshon 18 kg më pak se të kishte problem me koronavirus. Kjo ulje drastike e peshës e qendrës së Denver mbetet ende një mister, por gjithsesi duket në formë të mirë.
Ndërkohë, skuadra e Brooklyn Nets ka konfirmuar trastin e radhës me koronavirus. Bëhet fjalë për anësorin Michael Beasley, që është detyruar të largohet nga Orlando dhe të karantinohet në shtëpi.
Skuadra e Nets në këtë rikthim në fushë duket se do të luajë me një ekip krejt të ri, për shkak të rasteve të shumta me Covid-19 muajt e fundi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.