Vlera e sulmuesit të Fenerbahçes, Vedat Muriqi ka rënë në treg prej 22 milionë në 13 milionë funte në këtë periudhe pandemie.
Shtypi britanik ka raportuar vazhdimisht se Muriqi është në qendër të vëmendjes nga disa klube angleze dhe klube tjera tani.
Newcastle Unitedi dhe Tottenhami janë klubet që kanë shprehur interesim nga Anglia për shërbimet e futbollistit të Kosovës.
Nga ana tjetër, gjithashtu në Angli raportohet se vlera e Vedat Muriqit ka rënë për nëntë milionë funte, pra në 13 milionë sosh.
Ndryshe, futbollisti prizrenas ka qenë ylli kryesor te Fenerbahçe këtë edicion që prej largimit nga Çaykur Rizespor.
Gjithashtu, interesim të fortë për shërbimet e tij ka shprehur edhe Lazio, ku drejtori shqiptar, Igli Tare e kërkon me ngulm prizrenasin në Romë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.