Valencia-Atalanta, ndeshja e vlefshme për Ligën e Kampionëve do të luhet pa tifozë shkaku i Koronavirusit
Shkaku i virusit famoz janë ndërprerë shumë aktivitete sportive, ku Italia ka marrë vendim që të gjitha ndeshjet deri më 3 prill të luhen pa tifozë, shkruan Reporteri.net
Dhe tani edhe një ndeshje e Ligës së Kampionëve është konfirmuar se do të luhet pa tifozë.
Valencia-Atalanta, ndeshje e vlefshme për 1/16 e Ligës së Kampionëve do të luhet pa praninë e shikuesve.
“Vendimi që ndeshja e kthimit në Ligën e Kampionëve, pra në Mestalla, të zhvillohet pa tifozë tashmë është zyrtar, për më tepër i pakthyeshëm. Kjo nuk po bëhet për shkak të sigurisë së nevojshme për ta kontrolluar secilin që hyn në stadium, por për të mirën e përgjithshme,” ka thënë Ana Barcelo, e cila është ministre e shëndetësisë publike në Spanjë.
Ndryshe, duel i parë i luajtur në Itali kishte përfunduar me rezultat 4-1 për Atalantan. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.