×
  • Sport
  • Sport

    Koronavirusi – Ronaldo vjen me një mesazh të fuqishëm

    Reporteri
    21 Mars 2020 | 16:40

    Qëndro në shtëpi është apeli që bashkon botën në luftën kundër koronavirusit.


    Mbyllja në shtëpi për disa njerëz është problematike, pasi shumë prej tyre nuk i binden rekomandimeve të qeverive dhe ekspertëve, shkruan Reporteri.net

    Ndërkaq, rreth kësaj situate ka reaguar edhe lojtari më i mirë i të gjitha kohrave, Cristiano Ronaldo, i cili i ka bërë aple njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi.

    CR7, publikoi një mesazh për këtë çështje, duke u bërë thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo, sigurisht, do të ndihmojë në kufizimin e përhapjes së virusit, i cili me të vërtetë e ka kthyer botën përmbys për momentin.

    “Nëse keni ëndërruar ndonjëherë të luani për miliona, tani është shansi juaj. Luaj brenda, luaj për botën”, shkroi Ronaldo në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!