×
  • Sport
  • Sport / VIDEO

    Kosova e fiton betejën me Islandën

    Reporteri
    20 Mars 2025 | 22:54

    Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Kombeve.

    “Dardanët” triumfuan 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Islandës, duke marrë avantazh të rëndësishëm para ndeshjes së kthimit.

    Lumbardh Dellova kaloi Kosovën në epërsi në minutën e 19-të të ndeshjes.

    Por, gëzimi i tanëve zgjati vetëm tre minuta.

    Kjo pasi që Islanda arriti të barazojë rezultatin nëpërmjet Oskarsson, pas asistimit të bukur nga Johannesson.

    Pjesa e dytë nisi me iniciativë të lartë të Kosovës, e cila dha frytet e saj në minutën e 58-të.

    Ishte Elvis Rexhbeçaj i cili shënoi në minutën e 58-të golin e tij të parë me fanellën dardane.

    Deri në fund, Kosova i pati edhe disa raste të mira shënimi, por pa konkretizim.

    Ndeshja e kthimit zhvillohet të dielën në Murcia të Spanjës dhe fituesi kualifikohet në Ligën B të Ligës së Kombeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!