Kombëtarja e Kosovës ka përparuar për tri pozita në renditjen më të re të FIFA-s.
Kjo njëherësh është edhe renditja më e mirë ndonjëherë e Dardanëve.
Verdhekaltrit e shohin veten në vendin e 101-të në ranglistën e përmuajshme të shtëpisë së futbollit botëror, në krahasim me pozitën e 104-t, të cilën e mbante muajin e kaluar.
Kosova i ka 1218.22 pikë në renditjen e muajit tetor në krahasim me 1205.96 e muajit paraprak.
Ekipi i Franco Fodës gjendet përpara Trinidad e Tobagos dhe prapa Palestinës në renditje.
Kosova vjen pas tri fitoreve radhazi në Ligën e Kombeve, një rekord për të pasi nuk kishte arritur më herët ta kishte një seri të tillë pozitive në ndeshje zyrtare.
Dardanët i shënuan dy fitore në këtë muaj, ndaj Lituanisë në udhëtim dhe kundër Qipros në shtëpi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.