×
  • Sport
  • Sport

    Kosova e publikon formacionin zyrtar për ndeshjen e sotme, debuton Ron Raqi

    Reporteri
    09 Qershor 2025 | 18:24

    Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka përzgjedhur 11 futbollistët që do të zbarkojnë në fushën e “Fadil Vokrrit”, për duelin ndaj Komoreve.

    Në 11-shen startuese, për herë të parë do të jetë edhe talenti i Prishtinës, Ron Raqi, teksa nga fillimi do të luajë edhe Meriton Korenica, i cili nuk kishte asnjë minutë ndeshjen e kaluar.

    Për dallim nga hera e kaluar – fitorja 5-2 ndaj Armenisë – sot Foda duket se do të përdorë sistemin 3-4-2-1.

    Formacioni i plotë:

    Bekaj; Vojvoda, Dellova, Raqi; Hadërgjonaj, Emërllahu, Rexhbeçaj, Rrudhani; Jashari; Korenica; Albion Rrahmani.

    Ndeshja nis nga ora 19:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!