Kosova ka filluar të shënoj hapa konkret në modernizimin e futbollit të saj duke prezantuar projektin e stadiumit nacional.
Me këtë projekt i cili u prezantua nga Ministri i Sportit, Kujtim Gashi bashkë me kryeparlamentarin, Kadri Veselin, synohet që të ndërtohet stadium më i mirë në Ballkan, shkruan Reporteri.net
Mirëpo, derisa Kosova ka paraqitur vetëm projektin e saj për ndërtimin e stadiumit të ri, Shqipëria është në fazën finale të përfundimit të Arenës Kombëtare.
Ky stadium gjigant, pritet të jetë stadiumi më modern në Ballkan, së paku derisa Kosova ta përfundojë ndërtimin e projektit i cili u prezantua ditë më parë, e që ngjasonte me stadiumin fantastik të ‘Allianz Arenas’ së Bayernit të Mynihut.
Siç kishte mësuar Reporteri ditë më parë, punët për ndërtimin e këtij stadiumi pritet të nisin në shtator të këtij viti dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, do të përfundojnë pas afro dy vitesh punë.
Kujtojmë që Kosova kishte shfrytëzuar edhe stadiumin e Loro Boriçit në Shqipëri për zhvillimin e ndeshjeve kualifikuese për shkak që stadiumi ‘Fadil Vokrri’ ishte ende në renovim dhe nuk i plotësonte kriteret e FIFA-s dhe UEFA-s për zhvillimin e ndeshjeve me karakter kompetititv ndërkombëtar./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.