Para dy ditëve është luajtur edhe takimi i kthimit në Europa League mes Crvena Zvezda dhe Rangers, sfidë në të cilën preu biletën për në çerekfinale skuadra skoceze.
Por një tjetër episod është publikuar nga “Republika”. Sipas burimit në fjalë një grup tifozësh është dëgjuar teksa thërrisnin “Kosova është Shqipëri”, ku më pas ka filluar edhe sherri mes dy tifozerive.
“Republika” në Serbi shkruan se ata u përplasën jashtë hotelit “Metropol” pikërisht prej thirrjes së mësipërme.
Në rrjetet sociale është publikuar edhe video, ndërkohë që portali serb e ka cilësuar provokim korin e pretenduar që kanë kënduar tifozët nga Skocia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.