×
  • Sport
  • Sport

    Kosova-Gjibraltari, formacioni i mundshëm me shumë ndryshime nga Challandes

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 10:43

    Kosova sot luan miqësoren me Malin e Zi në Fadil Vokrri me fillim nga ora 18:00


    Bernard Challandes ka konfirmuar se do të ketë ndryshime të mëdha në formacion për ndeshjen kundër Gjibraltarit, shkruan Reporteri.net

    Në këtë takim pritet të luajnë futbollistët që kanë pasur pak minutazhë, ose hiq, si rasti i Bernard Berishës e disa të tjerëve.

    Gjithashtu edhe në portë pritet të ketë ndryshime me Aro Muric që do të qëndrojë në stol, derisa Samir Ujkani pritet të startojë, por ekziston mundësia që edhe Visar Bekaj të inkuadrohet në pjesën e dytë.

    Më poshtë e keni formacionin e mundshëm të Kosovës për ndeshjen me Gjibraltarin.

    Ujkani, Hadergjonaj, Xhemajli, Dresheviq, Paqarada, Voca, Rashkaj, Muslija, Hasani, B.Berisha, Nuhiu./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!