Kosova U21 ka mposhtur me rezultat 3-1 Turqinë U21, ndeshje e vlefshme për kualifikim në Evropianin për të rinj, e cila u zhvillua të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Dardanët e rinjë kaluan të parët në epërsi me golin e Arbenit Xhemajli që e shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë, shkruan Reporteri.net.
Turqit me të filluar pjesa e dytë barazuan rezultatin në 1-1 përmes futbollistit Halil Dervisoglu.
Por Kosova u rikthye fuqishëm pasi deri në fund shënoi edhe dy gola të tjerë.
Mirlind Daku në minutën e 72-të të ndeshjes shënoi për rezultatin 2-1.
Ndërsa golin e tretë për përfaqësuesen tonë e shënoi Lirim Kastrati.
Pas kësaj fitoreje, Kosova është lidere e Grupin C me 6 pikë, dy pikë më shumë se Turqia që renditet e dyta. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.