×
  • Sport
  • Sport

    Kosova kërkon sot fitore ndaj Ukrainës, hyrja për shikuesit është falas

    Reporteri
    09 Nëntor 2022 | 10:07

    Përfaqësuesja e Kosovës në futsall tash e tri ditë po përgatitet për ndeshjen e tretë në kuadër të fazës “Main Round” për kualifikimet e Botërorit 2024 kundër Ukrainës.

    Kjo ndeshje zhvillohet sot në orën 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, teksa hyrja për tifozët është falas.

    Pas dy seancave stërvitore në palestrën e Obiliqit, “Dardanët” e futsallit, të hënën kanë vazhduar me punën në palestrën ku edhe do të zhvillohet ndeshja.

    Atmosfera në ekipin përfaqësues para kësaj përballjeje është mjaft pozitive dhe të gjithë shpresojnë se me mbështetjen e tifozëve do të arrijnë ta shijojnë fitoren e pare, e cila do t’i mbante gjallë shpresat për kualifikim tutje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!