×
  • Sport
  • Sport

    Kosova mban stërvitjen e fundit në Parma, gati për Moldavinë

    Reporteri
    02 Shtator 2020 | 22:16

    Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur në Parma të Italisë, ku e ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes.


    Në këtë vend, “Dardanët” do të përballen me Moldavinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Në stadiumin “Ennio Tardini”, djelmoshat e Bernard Challandesit janë duke u stërvitur për herë të fundit para ndeshjes së nesërme.

    Kjo ka qenë edhe stërvitja e parë dhe e fundit e grupit së bashku, pasi disa lojtarë vetëm sot janë bashkuar nën urdhërata e Challandes.

    Stërvitja është shtyrë paksa, pasi një shi i madh që ka rënë gjatë ditës ka bërë që fusha të mos jetë gati.

    Faqja e tifo-grupit “Dardanët” kanë publikuar fotografi nga stërvitja e Kosovës në “Ennio Tardini”

    Ndryshe, ndeshja e nesërme me Moldavinë luhet nga ora 20:45.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!