Ekipi kosovar i xhudos do të jetë pjesëmarrës në Kampionatin Evropian U23.
Evropiani i xhudos për grupmoshat U23 do të mbahet në Potsdam të Gjermanisë, nga data 17 deri më 19 nëntor.
Gjashtë xhudistë do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë garë.
Ekipi kosovar i xhudos për këtë Evropian ka këtë përbërje: Muhamedin Veseli, Dardan Cena, Anes Veseli, Rios Kuka, Fatjona Kasapi dhe Debora Gjakova.
Veseli, Cena, Kasapi e Gjakova do të ndeshen nesër, ndërsa Anes Veseli dhe Rios Kuka ndeshen pasnesër (e shtune).
Në këtë Kampionat Evropian marrin pjesë 37 shtete me 315 garues.
Xhudistët tanë janë nën udhëheqjen e trajnerit Fatos Kabaku, kurse me ekipin ka udhëtuar edhe presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, në cilësinë e drejtorit sportiv të Federatës Evropiane të xhudos.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.