×
  • Sport
  • Sport

    Kosova mposhtet nga Spanja, 3 me 1 përfundon ndeshja

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 22:40

    Kosova ka humbur lojën e rrethit të dytë për kualifikime për Kupën e Botës 2022 kundër Spanjës në Sevilla. Me rezultat final 3-1, Kosova nuk arriti t’i bëj ballë sulmeve të vazhdueshme të Spanjës, që është një nga kombëtaret më të forta të botës.


    “Dardanët” ndonëse u mposhtën, treguan një paraqitje dinjitoze ndaj një superfuqie siç është Spanja.

    Goli i parë erdhi në minutën e 34-të pasi Dani Olmo, i cili shënoi një gol të bukur.

    Dy minuta më vonë erdhi edhe goditja e dytë nga Ferran Torres, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

    Në minutën e 70-të, Besar Halimi shënoi golin më të bukur të ndeshjes nga afër 40 metra distancë për ta ngushtuar rezultatin, por kjo nuk zgjati shumë.

    Pesë minuta më vonë, i sapo inkudruari në lojë, Gerard Moreno shënoi golin, i cili vulosi rezultatin e këtij takimi.

    Me këtë fitore, Spanja shkon në kuotën e shtatë pikëve në vendin e parë, kurse Kosova mbetet në vendin e fundit pa pikë, por me një ndeshje më pak.

    “Dardanët” në vazhdim i kanë dy ndeshje me kundërshtarë më të lehtë, ku pritet të arrijë fitore.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!