×
  • Sport
  • Sport

    Kosova, Nations League, kampionatet evropiane, kualifikimet për botëror dhe ndeshjet miqësore në futboll i bashkohen familjes Artmotion

    Reporteri
    08 Qershor 2022 | 11:42

    Risitë në Artmotion nuk kanë të ndalur. Pas platformes Digitalb dhe SuperSport, Artmotion do te sjell edhe ngjarjet më madhore të futbollit evropian dhe botëror ndërsa ajka mbi ëmbëlsirë janë: të gjitha ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës dhe te gjitha Përfaqësueset Evropiane deri në vitin 2028.

    Nga sivjet e deri më 2028, përmes platformës Artmotion mund ti shikoni të gjitha ndeshjet e “Dardanëve” në Ligën e Kombeve, në kualifikime për kampionatet evropiane dhe botërore duke përfshirë edhe të gjitha ndeshjet miqësore.

    UEFA Nations League në edicionet 2022, 2024 dhe 2026 duke përfshirë finalet e këtij kompeticioni në 2023, 2025 dhe 2027 me top kombëtaret si Italia, Anglia, Gjermania, Franca, Belgjika e Portugalia vijnë drejtpërdrejt në ekranet tuaja.

    Në Artmotion do ti përjetojmë emocionet e Kombëtares Shqiptare në të gjitha eventet duke mos harruar shqiptarët ne kombetaret e Maqedonisë së Veriut dhe Zvicres.

    Pas edicionit të tretë, Finalissima vjen edhe me edicionin e katërt në vitin 2024 ku do të transmetohet në kanalet sportive të platformës më unike në vend.

    Por, as kjo nuk është e tëra!

    Befasit dhe kënaqësit në platformën më atraktive dhe më të pasur sportive në shqiptari nuk kanë të ndalur sepse Artmotion ju sjell edhe ndeshjet kualifikuese dhe kampionatet evropiane në futboll: Euro 2024 dhe Euro 2028.

    Plus, ndeshjet kualifikuese nga kontinenti evropian për kampionatin botëror “United 2026” që fillojnë nga viti 2024 dhe do të transmetohen direkt në Artmotion.

    Numëro e numëro dhe s’kanë fund.

    Të gjitha këto, nga tani e deri në vitin 2028, vijnë drejtpërdrejt në platformën kampion e cila fjalën dhe premtimin e dhënë e plotëson: Artmotion.

    Moti ju kemi thënë se ky, është vetëm fillimi!

    *Artikull i sponsorizuar 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!