Përkundër dominimit të plotë në pjesën e parë Kosova gjendet në disavantazh në ndeshjen ndaj Bullgarisë e vlefshme për EURO 2020 që po luhet në stadiumin “Fadil Vokkrri”.
Përfaqësuesja jonë u ndëshkua në minutën e 39-të të ndeshjes pas golit të shënuar nga Bozhikov, raporton Reporteri.net.
Para se të pësonin golin Kosova kishte disa raste të raste të mira shënimi. Në minutën e 45-të mbrojtësi Mërgim Vojvoda nuk arriti të shënoi me kokë, ndërsa një minutë para kësaj Milot Rashica kishte poashtu një rast të mirë.
Raste të mira për të shënuar Kosova pati edhe në minutën e 20-të përmes Rashicës dhe Bersant Celines në minutën e 34-të.
Mbetet të shihet nëse Kosova do të kthej rezultatin në pjesën e dytë.
Portali ynë do t’iu raportojë për çdo gjë që do të ndodh edhe në pjesën e dytë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.