Është publikuar renditja më e re e FIFA-s për muajin mars.
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar ngritje për tri pozita, pas dy barazimeve në shtëpi me Danimarkën dhe Bullgarinë.
Kosova tani ndodhet në vendin 127 në botë.
Ndërkohë në anën tjetër, humbja me Turqinë ka lënë pasoja për Kombëtaren e Shqipërisë.
Kuqezinjtë janë renditur në vendin e 62-të.
Ndërkohë Belgjika mbetet në krye të listës, e ndjekur nga Franca dhe Brazili. Anglia i ka marrë vendin Kroacisë, ndërsa Uruguaji zbriti Portugalinë në vendin e shtatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.