Federata e MuayThai e Kosovës e cila është themeluar para nëntë muajve, më 17 nëntor ka udhëtuar për në kampionatin botëror në Bangkok të Tajlandës.
Në ketë kampionat Federata e Kosovës u njoftua më të drejtat e plota nga IFMA MuayThai dhe u përfaqësua nga kryetari Shpejtim Ahmetaj, selektori Arben Jonuzi dhe nga garuesit Valmir Hoti me flamurin e Kosovës, shkruan Express.
Në mesin e 103 e shteteve kryetari i kësaj federate Shpejtim Ahmetaj, njëkohësisht edhe kampioni i botës në fuqi është shprehur i lumtur që flamuri i Kosovës valon për herë të parë në federatën MuayThai IFMA, në mesin e shumë shteteve që nuk e kanë njohur ende Kosovën.
Në këtë kampionat pritet të garojë garuesi Valmir Hoti në peshën 75 kg, ku ka një kategori të fortë me 40 kundërshtar.
Valmiri merr pjesë për herë ntë parë në MuayThai, por drejtuesit e kësaj federate sportive shpresojnë që ai ta përfaqësojë Kosovën sa më mirë që mundet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.