Ka përfunduar pjesa e parë mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Greqisë në “Fadil Vokrri”, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.
“Dardanët” janë duke dominuar në çdo aspekt, mirëpo rezultati është 0 – 1, në të mirë të Greqisë.
Kosova gjatë pjesës së parë ishte plotësisht më e mirë duke rrezikuar tre herë portën, edhe pse në asnjërin aksion nuk kishte goditje në kornizën e portës.
Djelmoshat tanë janë duke provuar të gjejnë gjatë tërë kohës Vedat Muriqin, që është një golashënues i rrezikshëm, sidomos në rastet me kokë, por deri më tani rezultatet kanë qenë të pasuksesshme.
Ndërkohë, Greqia kishte vetëm një rast, që ishte kundëraksion dhe Douvikas e konkretizoi në gol (45+2).
Kësisoj, epilogu i pjesës së parë: 0 – 1
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.