Dy medalje të arta dhe dy të bronzta është bilanci i ekipit kosovar në xhudo në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Oran të Algjerisë.
Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu fituan medalje të arta, kurse Flaka Loxha dhe Akil Gjakova të bronztën.
Këto katër medalje, e kanë vendosur Kosovën në vendin e parë në Lojërat Mesdhetare sa i përket sportit të xhudos.
Ndërkohë, në renditjen e përgjithshme, Kosova gjendet në vendin e 13-të. Në anën tjetër, Shqipëria zë vendin e 16-të me një medalje të artë dhe një të bronztë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.