×
  • Sport
  • Sport

    Kosova rikthehet te fitorja, Lirim Kastrati heroi i Dardanëve

    Reporteri
    18 Nëntor 2020 | 22:38

    Kosova e ka mposhtur Moldavinë me rezultat 1-0 në kuadër të Ligës së Kombeve


    Kombëtarja e Kosovës i ka dhënë fund ecurisë negative prej 10 ndeshjeve pa fitore, shkruan Reporteri.net

    Dardënt sonte mposhtën Moldavinë me rezultat minmal 1-0 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin mitik Fadil Vokrri.

    Kosova dominoi takimin, por nuk arriti të shënonte më shumë se një herë.

    Lirim Kastrati ishte heroi i Kosovës ku shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 31-të, që në fund doli të ishte i fitores.

    Në fund të ndeshjes Kosova mbeti me 10 lojtarë pasi Ibrahim Dresevic u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 84-të. Ai bëri një ndërhyrje si lojtari i fundit dhe kështu gjyqtari e përjashtoi nga loja.

    Duhet përmendur që në këtë ndeshje u rikthye si startues portier Samir Ujkani, i cili bëri një paraqitje shumë të mirë, duke qenë vendimtar me disa pritje.

    Me këtë fitore Kosova e mbyll këtë edicion të Ligës së Kombeve në vendin e tretë me 5 pikë dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Ligës C, pra është evituar më e keqja, rënia në Ligën D. /Reporteri.net/

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!