×
  • Sport
  • Sport

    “Kosova shpejt mund ta arrijë nivelin e Kroacisë”

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 23:46

    Ish-futbollisti i Përfaqësueses së Kroacisë në futboll, Ardian Kozniku, është i bindur se Kosova shumë shpejtë do të arrijë nivele të larta evropiane e botërore në futboll.


    Kozniku, të dielën në një intervistë për emisionin sportiv të KTV-së, ka thënë se Kosova duhet ta vazhdojë traditën e të sjellë suksese edhe më të mëdha.

    Kroacia ka marrë pjesë në thuajse të gjitha kampionatet evropiane e botërore dhe është stolisur dy herë me medalje, në vitin 1998 dhe 2018. Sa i përket Kosovës, pse jo, të vazhdojë tradita. Kosova ka shumë lojtarë të mirë, ka pasur dhe i ka dhënë dy djem që kanë marrë pjesë në kampionat botëror, të cilët kanë marrë dy medalje. Është Ardian Kozniku dhe Adnan Januzaj”, thotë me krenari Kozniku.

    ARDIAN KOZNIKU / 'Mirko Novosel i Velimir Zajec su me ucijenili i ...Kozniku ka pasur karrierë të pasur si futbollist. Ai ka qenë pjesë e ekipeve në Kosovë, Kroaci e Francë.

    Madje, falë paraqitjeve të mira, Kozniku i cili ka shënuar gol me Kroacinë edhe në kualifikimet e Evropianit 1996, kulmin si futbollist e arriti kur e fitoi medaljen e bronztë me Kroacinë në botërorin e vitit 1998.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!