Përfaqësuesja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.


Kosovarët kërkojnë pikë në përballjen me Bullgarinë, e cila zhvillohet në stadiumin “Vasil Levski”.

Kosova në Grupin A renditet në vendin e tretë me dy pikë nga tre ndeshje dhe po kaq kanë edhe Bullgaria dhe Mali i Zi që për shkak të goldallimit zënë pozitat katër, respektivisht pesë.

Reklamë

Lider i grupit është Anglia me gjashtë pikë që pasohet nga Republika e Çekisë me tre më pak, transmeton klankosova.

Takimi Bullgaria-Kosova nis në 20:45.