×
  • Sport
  • Sport

    Kosova sot synon fitore ndaj Greqisë, “Dardanët” i bëjnë befasi futbollistëve në stërvitjen e fundit

    Reporteri
    06 Shtator 2020 | 8:07

    Kosova e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në “Fadil Vokrri” para ndeshjes së kundër Greqisë, në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.


    Përzgjedhësi Bernard Challandes për këtë ndeshje ka në dispozicion 18 futbollistë, me të cilët në stërvitjen e sotme punoi në skemat e ndryshme të lojës, me të cilat do t’i vihet përballë ish-kampionëve të Evropës.

    Atmosfera në ekipin e Dardanëve është mjaft e mirë, derisa entuziazmi për t’u rikthyer te fitorja në shtëpi është i madh, me gjithë mungesat e rëndësishme për këtë ndeshje.

    Pas stërvitjes grupi i tifozëve “Dardanët” kishin përgatitur një befasi për futbollistët e Kombëtares, duke krijuar një spektakël me fishekëzjarre në afërsi të stadiumit për t’i motivuar ata edhe më shumë për duelin e nesërm.

    Ndeshja do të zhvillohet pa tifozë për shkak të pandemisë COVID-19.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!