×
  • Sport
  • Sport

    Kosova U-21 turpërohet në Fadil Vokrri nga Anglia

    Reporteri
    04 Shtator 2020 | 20:48

    Kosova U-21 është mposhtur me rezultat të thellë prej 6-0 nga Anglia U-21 në stadiumin Fadil Vokrri


    ‘Dardanët’ nuk arritën që t’i bënin ballë yjeve të Anglisë, të cilët shpërthyen në pjesën e dytë, duke shënuar plotë 6 gola, shkruan Reporteri.net

    Pjesa e parë u mbyll 0-0 me dominim total të Anglisë, derisa me të filluar pjesa e dytë ‘Tre Luanët’ filluan goleadën.

    Ylli i Arsenalit, Nketiah realizoi hat-trik për 9 minuta, 51′, 55′, 60′, derisa tre golat tjerë erdhën nga Nelson 66′, Sessegnon 82′ dhe Bellingham 85′.

    Pas kësaj humbje Kosova U-21 zë vendin e pestë në grupin e saj me vetëm 6 pikë nga 6 ndeshje të luajtura, ndërsa Anglia është lidere me 15 pikë nga 5 ndeshjet e zhvilluara. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!