Të martën mbrëma, kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e radhës parakualifikuese për në Kampionatin Evropian Euro 2024.
Kosova do të përballet me Andorrën, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se “Dardanët” kanë përfunduar stërvitjet e fundit sot dhe se janë të gatshëm ta synojnë fitoren në ndeshjen e nesërme.
“Atmosfera në radhët e Dardanëve para këtij dueli është shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin për ta shijuar fitoren e parë në rrugën drejt realizimit të objektivit madhor – kualifikimit në Evropian”, u bë e ditur në njoftimin e FSK-së.
Kujtojmë se kjo është ndeshja e dytë parakualifikuese e kombëtares, pas ballafaqimit të parë që e pati me Izraelin, e që përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.
Futbollisti Vedat Muriqi ka thënë se në këtë ndeshje synon vetëm fitoren.
“Pa e nënçmuar aspak kundërshtarin, në këtë ndeshje nuk mund ta mendoj dot një rezultat tjetër përveç fitores. Nëse duam të kualifikohemi në Evropian atëherë duhet ta fitojmë patjetër këtë ndeshje”, ka theksuar Muriqi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.