×
  • Sport
  • Sport

    Kosovë-Greqi: Ashtu siç paralajmërohej, kontrolle të rrepta në “Fadil Vokrri”

    Reporteri
    05 Qershor 2022 | 20:01

    Hyrja e tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri” ka nisur që nga ora 18:00, rreth tri orë para fillimit të ndeshjes Kosovë-Greqi.

    Para hyrjes në stadium, secili tifoz po i nënshtrohet një kontrolli të detajuar nga sigurimi dhe policia e Kosovës, ashtu edhe siç njoftonte dje FFK.

    Krejt kjo po bëhet për ta parandaluar futjen e mjeteve të ndaluara brenda stadiumit si armë zjarri, mjete piroteknike apo armë të ftohta.

    Kjo ndeshje është e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

    Para ndeshjes, tifozët dardanë kanë njoftuar se të ketë një shfaqje spektakolare në tribuna, derisa ndeshja starton nga ora 20:45.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!