Kosova sonte luan me Moldavinë në kuadër të Ligës së Kombeve
Dardanët kërkojnë që t’u rikthehen rezultateve pozitive pasi nuk kanë fituar në 10 ndeshjet e fundit, shkruan Reporteri.net
Edhe këtë ndeshje do ta udhëheq Muharrem Sahiti pasi Challandes vazhdon të jetë pozitiv me Koronavirus.
Te Kosova janë disa ndryshime në formacion, ku sonte luajnë nga fillimi Herolind Shala dhe Bersant Celina, të cilët munguan në ndeshjen me Slloveninë.
Risi e formacionit është edhe rikthimi i Samir Ujkanit në portë.
Më poshtë keni formacionet zyrtare:
Kosova: Ujkani; Vojvoda, Rrahmani, Dresevic, Hadergjonaj; Shala, V.Berisha; Zhegrova, Celina, Kastrati; Muriqi.
Moldavia: Namasco; Jardan, Efros, Armas, Platica; Cebotaru, Ionita; Spataru, Turcan, Reabciuk; Nicolaescu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.