×
  • Sport
  • Sport

    Kosovë – Turqi: Ajo që kanë bërë ‘Dardanët’ në minutën e 9-të ndeshjes është thjesht fantastike

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 20:43

    Kombëtarja e Kosovës U21 është duke u ndeshur aktualisht në “Fadil Vokrri” me Turqinë U21, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të të rinjëve.


    Djelmoshat e Rafet Prekazit do të mundohen të vazhdojnë ecurinë e rezultateve të mira pas fitores 4-0 kundër Andorrës.

    Derisa ndeshja ka filluar nga ora 20:00, ajo që kanë bërë fansat në minutën e nëntë të përballjes është fantastike.

    Me të hyrë në minutën e nëntë, u dëgjuan brohritma “Vokrri, Vokrri” në nder të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

    Pamje nga momenti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!