×
  • Sport
  • Sport

    Kosovën e viziton sot një delegacion i UEFA-s, kjo është arsyeja

    Reporteri
    19 Maj 2019 | 11:03

    Kosova do të vizitohet nga një delegacion i shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, UEFA-s.


    Delegacioni i UEFA do të vëzhgojë ecurinë e gjërave dhe projektet që po i realizon Federata e Futbollit të Kosovës.

    Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e plotë të FFK rreth kësaj vizite që do të bëhet nga ky delegacion.

    19 maj, 2019 – Një delegacion i UEFA-s, të mërkurën, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. Kjo vizitë vjen pas takimit që drejtuesit e FFK-së patën me përfaqësuesit e UEFA-s në Budapest, e ku u diskutua e ardhmja e ligave kombëtare dhe ku u aprovua kërkesa e FFK-së për pjesëmarrjen e një klubi tjetër në garat evropiane që nga viti i ardhshëm. Gjatë qëndrimit në Kosovë delegacioni i UEFA-s do ta shikojë gjithë rrjedhën e garave si dhe projektet që po i realizon FFK-ja dhe ato që parashikon t’i realizojë në periudhën e ardhshme. Po ashtu, delegacioni i UEFA-s, do të mbajë edhe një konferencë për media. Për kohën e konferencës mediat do të njoftohen me kohë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!