×
  • Sport
  • Sport

    Lajm jo i mirë: Kosovës i lëndohet mbrojtësi para ndeshjeve të tetorit ndaj Andorrës dhe Izraelit

    Reporteri
    08 Tetor 2023 | 20:19

    Mbrojtësi i Luzernit, Ismajl Beka ,ka pësuar një lëndim të rëndë në duel me Lausannen në futbollin zviceran.

    Beka u ftua nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e tetorit, por ky lëndim do t’ia pamundësojë atij që të jetë pjesë e “Dardanëve” kundër Andorrës dhe ndaj Izraelit.

    23 vjeçari u lëndua në minutën e 55-të dhe u detyrua të largohej nga loja për t’ia lëshuar vendin bashkëlojarit Mauricio Willimann.

    Lausanne e fitoi këtë lojë me rezultat 3:1, ndërsa golin e vetëm për Luzernin e shënoi Ardon Jashari për epërsinë e përkohshme të mysafirëve.

    Selektori Primoz Gliha duhet ta gjejë zëvendësimin e Bekës, i cili mezi e priste që t’i jepej rasti në Kombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!