×
  • Sport
  • Sport

    Kosovës i shtohet edhe një klub futbolli – FC ILLYRIA UNITED vjen me një projekt ambicioz

    Reporteri
    05 Gusht 2020 | 21:54

    Sot është themeluar klubi i futbollit FC ILLYRIA UNITED


    Kosovës nga sot iu është shtuar edhe një klub i futbollit, i cili vjen nga Podujeva dhe themeluesit kanë ambicie të mëdha për të ardhmen, shkruan Reporteri.net

    Klubi që është themeluar ka një emër të veçantë, FC ILLYRIA UNITED.

    Ky klub do të udhëhiqet nga trajneri i njohur kosovar Besim Ajvazi.

    Më poshtë e keni njoftimin e dhënë në rrjetet sociale për hapjen e këtij klubi:

    Zyrtare :

    Ne kemi filluar një projekt te ri, themelimin e Klubit “FC ILLYRIA UNITED”.
    I cili do të jetë një mundësi e mirë për të gjithë te rinjte qe kanë pasion Futbollin.
    Nga sezoni 2020/2021 do të jemi pjesë e garave zyrtare me te gjitha kategoritë e shkollës se futbollit , junjorëve dhe seniorëve.
    Jemi duke punuar me intensitet të lartë në konsoludimin të klubit , konform objektivave që i kemi caktuar vetës.
    Gjithashtu sot zyrtarizuam si trajner te ekipës së parë trajnerin e mirënjohur dhe shumë të respektuar në futbollin kosovar: Besim Ajvazi, i cili ka një bagazh te madhë në fushen e futbollit Kosovar.
    Në ditët ne vijimë do të bëhet testimi dhe përzgjedhja e lojtarëve për ekipen e parë dhe të junjoreve u19.
    Selektimi dhe përzgjedhja e lojtarëve do te bëhet nga trajneri Besim Ajvazi dhe Dardan Kosumi.

    Fc Illyria United

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!