Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos në Parisit duke treguar formë të lartë në prag të Lojërave Olimpike Verore që do të mbahen në Francë.
Kampionia olimpike e Kosovës, Krasniqi e mundi britaniken Chelsie Giles në finale në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Krasniqi deri në këto momente të karrierës së saj në xhudo ka fituar pesë medalje të arta në turnetë grand slam, ndërsa ka 24 medalje të arta në total.
Krasniqi është kampione olimpike në kategorinë deri 48 kilogramë në Lojërat Olimpike Verore Tokio 2020, por ajo synon të përsërisë triumfin edhe në kategorinë deri në 52 kilogramë. Nëse e arrin këtë, ajo do të bëhej kosovarja e parë që i fiton dy medalje të arta olimpike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.