×
  • Sport
  • Sport

    Krerët e FFK-së në takim me ministrin Vitia – po bisedohet për fatin e kampionatit

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 22:25

    Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës janë duke e zhvilluar një takim urgjent me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për të diskutuar rreth kampionatit të futbollit.


    Takimi është duke u zhvilluar në këto momente dhe Insporti mëson se krerët e FFK-së janë duke kërkuar lejen që të nisin stërvitjet dhe rifillimin e kampionatit.

    Kryetari Ademi së bashku me sekretarin e përgjitshëm, Eroll Salihu dhe kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës janë duke bërë “presion” që të marrin dritën e gjelbërt nga institucionet shëndetësore.

    Ministria e Shëndetësisë rifillimin e aktiviteteve sportive e ka paraparë në fazën e tretë (1 qershor), datë e cila nuk i konvenon Superligës së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!